Akt-akuza e ngritur për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin ishte tema e emisionit “Ballkan” në Abc Neës.
Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, analistja Serbeze Haxhiraj lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë tha se ajo që ka ndodhur me BE, divergjencat dhe mos-pajtimet e brendshme, ndarjet e brendshme, janë reflektuar deri diku edhe në administratën amerikane.
“Ajo që ka ndodhur me Bashkimin Evropian, divergjencat dhe mos-pajtimet e brendshme, ndarjet e brendshme, janë reflektuar deri diku edhe në administratën amerikane. Ju përmendët zotin Grenell dhe zotin Palmer, duket që ka mos-pajtime edhe brenda vetë administratës lidhur me Kosovën”, u shpreh ajo. /abcnews.al