Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj draft-Statutit për Asociacionin që Shqipëria propozoi për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.
Kujtojmë që i pari që reagoi dhe kundërshtoi draftin ishte pikërisht, Albin Kurti i cili tha se para të propozohej ky draft- Statut palët duhet të binin dakord në parim.
Po ashtu zyrtarë e analistë tjerë e kanë cilësuar këtë veprim të qeverisë së Shqipërisë, si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.
Të shumtë kanë qenë edhe politikanë e analistë që kanë rënë dakord me propozimin e bërë nga Shqipëria.
Rama shkruan se ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur fare se çfarë përmban ky draft-Statut i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë, “se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama
Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!
— Edi Rama (@ediramaal) June 9, 2023
r.t/abcnews.al