“Akuzat e Haradinajt, të forta”, analisti: Lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend

schedule16:32 - 5 Qershor, 2024

schedule 16:32 - 5 Qershor, 2024

Analisti Rid Berisha ishte i ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ku komentoi akuzat e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai u shpreh se akuzat e Haradinjat janë të forta, ndërsa shtoi se lidhjet e Kurtit me agjentët serbë janë diskutuar në Kuvend.

Ky nuk është një debat tani. Për korrektësi të horizontit, vlerësimit të situatës, këto shqetësime i ka ngritur deputeti Bekim Haxhiu duke i bërë pyetje Kurti. Kanë qenë deputetë e PDK-së që kanë iniciuar këtë kërkesë llogarie. Hardinaj po i shtremb këto akuza. Kurti nuk është përgjigjur. Zoiti Kurti është identifikuar nga policia e Kosovës dhe ka qenë u mbështjellë me batanije.”, u shpreh ai.

Më tej u ndal te skandali i radhës i Vetëvendosjes, ku tha se shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila, duhet të jepte dorëheqjen nga posti i saj, pas bisedës me Milan Radoiçiqin, ish nënkryetarin e Listës Serbe.

Kusari duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni politik. Duhet t’ia shpjegonte votuesve kosovarë. Nëse Kusari do të bëjë avokatinë e Kurtit, ajo vetë ka biseduar me një person që është në listën e zezë nga SHBA. Për mua ajo e humbi karrierën politike. Gjykoj se ka humbur të drejtën morale që ti kërkojë kosovarëve votën e tyre. Kurti ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje”, tha më tej analisti.

Po ashtu Berisha komentoi dhe arrestimin e spiunëve serbë, ku u shpreh se “Dyshimet e para janë që këta persona janë kapur në flagrancë. Janë ndjekur me muaj të tërë. Ka emra shqiptarësh që ne vitin 2024 bashkëpunojnë me qeverinë e Serbisë dhe kjo është shqetësuese. Është larguar nga Kosova Serbia, por hematomat, veprat, instrumentet kanë mbetur në Kosovë. Edhe pas pavarësisë kemi pasur arrestime të agjentëve serbë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!