SHQIPËRI- Gazmend Bardhi nuk do të këtë mundësi ta ketë përballë në interpelancë në Kuvend kryeministrin Rama, për t’u përgjigjur mbi akuzat që demokrati i ka bërë për përfshirjen e tij në grupin e trafikut të drogës në Xibrakë. Shefi i qeverisë i ka kthyer përgjigje kreut të Grupit Parlamentar të PD , duke i sqaruar rregulloren e Kuvendit
“ Interpelanca është kërkesa me shkrim, që i drejtohet kryeministrit, zv.kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar mbi motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë se tyre”. Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qëndrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur.
Rama i cilëson gënjeshtra akuzat e Gazmend Bardhit ndaj vëllait të tij dhe i kujton atij një shprehje nga libri i shenjtë i K’uranit
“Kush shpif është edhe më i dënueshëm se sa vrasësi dhe i paralajmëron flakët e ferrit për shpifësit, më të tmerrshme se për çdo mëkatar tjetër. Sepse të godasësh tjetrin me fjalë të pavërteta është njësoj si të hash mishin e vëllait të vdekur”, shkruan më tej.
Sipas kryeministrit, Bardhi duhet të presë SPAK me durim dhe jo interpelancën në Kuvend.
“Të treja pyetjet që autori i zbulimit më drejton nuk kanë asnjë lidhje me asnjë realitet faktik. Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallëzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant”. Për më shumë, rikujtoj këtu se ç’është në dorën e SPAK-ut, për çfarëdoqoftë e për këdoqoftë, aq më tepër për tim vëlla, nuk është dot në gjuhën time”, sqaron më tej.
Kryeministri u kujton Berishës, Bashës e Bardhit, që i quan 3 B , 11 gjyqet e fituara ndaj tyre për shpifje dhe paralajmëron padi të tjera, me të cilat do të përballen në gjykatë për të pavërtetat e thëna në adresë të tij./ abcnews.al