Akuzat dhe reagimet për BE, Rama: Nuk hesht për atë që na takon, pa merak nuk ju fus në sherr

schedule12:29 - 19 Janar, 2021

schedule 12:29 - 19 Janar, 2021

Shefi i qeverisë Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e Be në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin dhe për Shqipërinë.

Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me reagimin e ambasadores franceze për sulmin që ai i bën BE-së për mos shpërndarjen e vaksinave në vendet e Ballkanit.

Kryeministri është shprehur se ky është një fkat, pasi BE nuk e ka pa me prioritet shpërndarjen e vaksinave në vendet e Ballkanit dhe në lidhje me këtë deklaratë ai është mbështetur tek shembulli i OBSH  e cila e ka klasifikuar si një skandal moral të njerëzimit procesin e shpërndarjes së vaksinës anti Covid.

Gjithashtu ai ka deklaruar se duhet të rrimë të qetë pasi nuk do të rrezikojë marrëdhëniet që kemi me BE dhe me Vendet e tjera të botës.

“Nuk ka të drejtë as ambasada franceze dhe as opozita shembulli im është ajo që unë mbështetem te OBSH për shpërndarjen e vaksinave që ka shkuar më larg se unë që ka thënë se jemi në prag të një katastrofe për njerëzimin. Por nëse ju e shikoni të paarsyeshme që unë si përfaqësuesi juaj të ngre zërin për ju është problemi juaj, por kjo nuk besoj se është mendimi i gjithë shqiptarëve. Fakti që ne jemi të vegjël, që nuk jemi të pasur, që nuk jemi pjesë e BE-së që nuk jam kryeministër i BE, por qenien time evropiane nuk e ndrysho askush në jam apo jo kryeministër, çfarë thash unë që u mërzitën këto. Dhe çfarë nuk duhet të thoja.

Opozita me reagimin e saj ka treguar karakterin e vet, karakter i dobët i atyre që kur kanë pasur pushtetin i janë përulur me servilizëm kujtdo që ka folur në gjuhë të huaja, unë nuk e bëj këtë. Respekti, për Francën dhe admirimin për Francën unë konkurroj me çdo francez dhe me ambasadoren por nuk jemi në garë se kush e ka parë Francën më shumë. Ka pas dhe një humbje në përkthim pasi unë kur kam sjellë shembull Francën nuk e kam bërë vetëm për atë. Ata mund të gabojnë në raport me ne por jo në raport me gjëra të tjera. Këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit dhe për të garantuar mbrojtjen e njerëzve të këtij vendi, unë gjuhën e nënës nuk e kam për ta vënë në gjumë por për ta përdorur. Po ju çfarë problemi keni ju, nuk mërzitet BE  kaq shpejt por dhe nëse mërzitet nga e vërteta s;kemi ca bëjmë.

Unë nuk e harroj kauzën e BE, e mbroj dhe e kam mbrojtur gjithmonë, por nga ana tjetër unë flas për vaksinat dhe mua më thonë se çfarë ka bërë BE për Shqipërinë. Unë e di skam nevojë të ma thonë ato në gjuhë të huaj, nuk e harroj gjithë jetën ndihmën e BE-së për rindërtimin, nëse sot rifillon ndërtimi i shkollave po bëhet me fondet e Be, unë i di përmendësh të gjitha por ku lidhen këto të dyja. Duhet të themi faleminderit që na le jashtë, apo të mos flasim fare dhe të bëjmë sikur nuk kuptojmë. Ne jemi miq dhe partnerë të pandarë me BE, kam respekt absolut për gjithçka që e bën BE një forcë të pazëvendësueshme. Mos të hap gojën për të sjellë gjyshit tënd vaksinës, se mërzitet ambasada nuk më ka shkuar në mend një gjë e tillë.

Ata që nuk kanë lënë maskarallëk pa bërë për përfaqësuesit e BE e mbrojnë tashmë, mos kini merak nuk do u fus në sherr me BE, do të jeni të mirë përfaqësues në BE dhe në të gjithë botën”, ka thënë Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!