Rëndohet pozita e Kristiano Ronaldos pas akuzave të reja për përdhunim. Ylli i Juventusit shkon në Portugali për të takuar avokatët.
Nuk do t’i ndahen lehtë.
Të vërteta apo jo, akuzat po shtohen për Kristiano Ronaldon, ndërsa ylli i Juventusit ka nxituar të veprojë.
Portugezi ka fluturuar për në Lisbonë, duke shfrytëzuar ndërprerjen e Serisë A, dhe ka takuar avokatët e tij për të diskutuar mbi tre gra të tjera që e akuzojnë për përdhunim përveç Ketrin Majorgës.
Njëra nga femrat thotë se u dhunua pas një feste, një tjetër thotë se ka firmosur një pakt heshtjeje me lojtarin, ndërsa e treta thotë se u lëndua fizikisht.
Kristiano ishte në Portugali në shoqërinë e shoqes së tij, Georgina Rodrigez, e cila deri tani e ka mbështetur plotësisht.
Për momentin, akuza më e rëndë është ajo e Ketrin Majorgës, për një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2009.
Konfuzioni është i madh dhe media të caktuara shkruajnë se Ronaldo u ka pohuar avokatëve të tij se Majorga e ka kundërshtuar, pra se ajo nuk e ka dëshiruar atë gjë.
Hetimi në Amerikë tashmë është rihapur, ndërsa avokatët e Majorgës duan që të marrin në pyetje edhe ish të dashurat e portugezit si Xhema Atkinson, Kim Kardashian apo Paris Hilton./abcnews.al