Akuza për spiunazh, SHBA dënon me 8 vite burg inxhinierin kinez

schedule09:46 - 26 Janar, 2023

schedule 09:46 - 26 Janar, 2023

Një ish-student i diplomuar në Çikago u dënua me tetë vite burg të mërkurën për spiunim për qeverinë kineze duke mbledhur informacione për inxhinierë dhe shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara.

Ji Chaoqun, një shtetas kinez që erdhi në SHBA për të studiuar inxhinieri elektrike në Institutin e Teknologjisë në Illinois në 2013 dhe më vonë u regjistrua në Rezervat e Ushtrisë Amerikane, u arrestua në vitin 2018.

31-vjeçari u dënua shtatorin e kaluar si agjent i Ministrisë së Sigurisë së Shtetit të Kinës (MSS) dhe për një deklaratë të rreme për ushtrinë amerikane.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ji kishte për detyrë t’i siguronte një oficeri të inteligjencës informacione për individët për rekrutim të mundshëm si spiunë kinezë. Individët përfshinin shtetas kinezë që punonin si inxhinierë dhe shkencëtarë në SHBA, disa prej të cilëve punonin për kontraktorët amerikanë të mbrojtjes.

Spiunimi i Ji ishte pjesë e një përpjekjeje të inteligjencës kineze për të fituar akses në teknologjitë e avancuara të hapësirës ajrore dhe satelitore që po zhvillohen nga kompanitë amerikane, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.

/abcnews.al