Akuza për shpërdorim detyre/ Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

schedule14:43 - 16 Nëntor, 2023

schedule 14:43 - 16 Nëntor, 2023

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Gazetari Ermal Vija tha për “ABC” se Gjykata refuzoi rekursin e Dakos për një masë më të lehtë sigurisë. Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Durrësit mbahet në qeli prej muajit qershor, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!