Akuza për prishje të garës në Superligë

schedule15:34 - 19 Mars, 2018

schedule 15:34 - 19 Mars, 2018

Ka dyshime për ndershmërinë e garës në Superligë, pas ndeshjeve të javës së 26-të. Kryebashkiaku i Kamzës, Mziu, deklaron se Teuta do të favorizohet në garën për mbijetesë.

Kjo ndeshje u përfol jo pak.

Ishte Lushnja-Teuta përballja më e diskutuar e javës në Superligë, ndaj të cilës pati dyshime dhe akuza. Nëse pati media që e quajtën teatër rezultatin final 3-2 për durrsakët, pasi lushnjarët kryesuan 2-0, më i drejtpërdrejtë ishte kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, në emisionin sportiv “Fair Play”.

Pas akuzave nuk mungoi reagimi i Teutës. Klubi durrsak doli me deklaratë zyrtare ku hodhi poshtë aludimet për tolerim të bërë nga lushnjarët, dhe mbrojti ndershmërinë e skuadrës dhe drejtuesve të vet.

“Do t’u vërtetojmë të gjithëve se nuk kemi nevojë të blejmë ndeshje, por që i mundim kundërshtarët që kemi përballë”, përfundon deklarata.

Gjithsesi, interesante për Teutën janë fjalët e trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, ekip që lufton për mbijetesë pikërisht me durrsakët. Besohet pra se e rrezikuar për të rënë nga Superliga është Kamza, diçka që e nënvizon edhe kryebashkiaku i saj, Mziu, ndonëse skuadra e trajnerit Ndreu është 8 pikë larg vendit të parafundit./abcnews.al