Akuza për korrupsion, arrestohet punonjësi i Transportit dhe sekseri

schedule19:35 - 27 Shtator, 2018

schedule 19:35 - 27 Shtator, 2018

Opercioni policor i koduar “Targa e bukur” nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga Specialisti i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor dhe Sekseri, pasi i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Targa e bukur”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Arjan Elezi, 38 vjeç, banues në Tiranë (specialist pranimi në sallën e rregjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor).

– Sefer Myftari, 31 vjeç, banues në Tiranë ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin (shtetasi Sefer Myftari luante rolin e sekserit , i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. E., dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit S. M.