Akuza për abuzim me dy motra të mitura

schedule13:09 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 13:09 - 17 Dhjetor, 2017

Gjykata e Beratit la në burg 49-vjeçarin Aliosha Emini. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me 13-vjeçaren B.G dhe ka tentuar të trafikojë të motrën e saj 19-vjeçaren A.G. Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Emini, i cili nuk i ka pranuar akuzat. Ndaj tij ka dy denoncime, një për marrëdhënie seksuale dhe një tjetër për trafikim femrash. Aliosha Emini u arrestua nga policia pasi dy motrat bënë kallëzim./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!