Akullnajat në Gjermani mund të zhduken brenda 15 viteve

schedule14:37 - 23 Gusht, 2022

schedule 14:37 - 23 Gusht, 2022

Brenda 15 viteve akullnajat e Alpeve Gjermane nuk do të ekzistojnë më. Zbulimi dramatik u krye nga Christoph Mayer,  i cili është ekspert për akullnajat.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai theksoi se akullnajat gjermane po përballen me probleme më të mëdha se pjesa tjetër.

“Ka ende rreth 3000 akullnaja në Alpe, disa prej të cilave janë me përmasa të mëdha dhe me sa duket do të mbijetojnë për shumë vite të tjera. Por, siç po vëzhgojmë tashmë, shumica e akullnajave alpine do të zhduken brenda gjysmëshekullit të ardhshëm”, tha ai.

Akullnaja Schneeferner ndodhet në majë të Zugspitze, mali më i lartë i Gjermanisë. Që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1901, shtresa e borës që mbulon majën nuk ka qenë kurrë aq e hollë sa ishte këtë korrik.

Ashtu si pjesa tjetër e akullnajave, Snifferner është shkrirë me një ritëm të lartë gjatë viteve të fundit dhe ka humbur një pjesë të konsiderueshme të vëllimit të tij në dekadën e fundit.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta që mbizotëruan në Europë këtë verë dhe reshjet e pakta e bënë shumë më të vështirë mbijetesën e të gjitha akullnajave, kryesisht për shkak se mungesa e mbulesës adekuate të borës përshpejton shkrirjen e tyre.

/abcnews.al