Aktorja e njohur prezanton të dashurën e re: Gjeta princeshën time

schedule07:56 - 10 Qershor, 2022

schedule 07:56 - 10 Qershor, 2022

Rebel Wilson ka ndarë me botën dashurinë e saj të re. Aktorja australiane ndau lajmin në rrjete sociale, duke zbuluar se është dashuruar me një grua. Ajo postoi një foto me të dashurën e saj, stilisten Romana Agruma, ku shihen të lumtura krah njëra-tjetrës.

“Mendoja se po kërkoja një princ Disney…por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë.”, ka shkruar aktorja. “Rebel është në një vend të mrekullueshëm dhe nuk e kam parë kurrë më të lumtur”, tha një mik i saj për revistën People.

Aktorja foli për personin që i ka vjedhur zemrën muajin e kaluar duke thënë se ia kishte prezantuar një mik, por nuk zbuloi se për kë bëhej fjalë. “Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit. Dhe kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur bashkë,” tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!