Aktori i famshëm turk shtrohet në spital, dyshohet me koronavirus

schedule15:04 - 2 Prill, 2020

schedule 15:04 - 2 Prill, 2020

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug është shtruar në spital me simptoma të koronavirusit. Aktori shumë i dashur edhe për publikun shqiptar ka njoftuar se prej 15 ditësh ka qëndruar në izolim me gruan e tij, Başak Tatlıtuğ.

Ndërkohë, më pas ai nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në spital. Pas daljes nga spitali, ai ka thënë se tashmë është mirë dhe po pret përgjigjen e rezultatit të analizave nëse është i prekur me Covid-19.

“Ne kemi qenë në shtëpi për 15 ditë. Kam pasur një ftohje të lehtë dhe tani jam duke pritur për rezultatin e testit tim për koronavirusin, “- u tha aktori gazetarëve.

Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi, ku ka luajtur në shumë seriale, që janë transmetuar edhe në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!