Aktorët shkodranë në festivalin e Komedisë në Korçë, “Zona e Pritjes”, bisedat që bëhen pas derës së mjekut

schedule13:37 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:37 - 10 Shtator, 2020

Të gjithëve na ka ndodhur që presim në radhë tek dera e mjekut.

Aty takojmë dhe bisedojmë me të panjohur tema nga më të ndryshme nga dramatike deri komike.

Një shfaqje me një subjekt të tillë ka mbajtur trupa e aktorëve të Shkodrës në edicionin e 7 të festivalit “Kokofest” në Korçë.

Nën ndikimin e pandemisë shfaqja “Zona e Pritjes” me tekst të autores Kroate, Marina Vujçiç dhe me regji të Fatos Berishës, u mbajt në një ambient të hapur.

“Kishte kohë që këtë shfaqe nuk e kishim luajtur”, u shpreh aktori Simon Shkreli.

“Nuk është e lehtë të bësh teatër, por në na kishte marrë madhi kaq shumë. Ne pa duartrokitjet tuaja jemi një zero me bisht”, tha aktorja Rita Gjeka.

“Është absurde që të hapen, kafet, ndërsa teatrot dhe kinematë të mos hapen”, theksoi regjisori Fatos Berisha.

Edhe artdashësit duken të kënaqur që është gjetur një mënyrë që eventet artistikë të rinisin qoftë dhe në ambient të tilla të hapura.

Kjo shfaqje u mirëprit nga publiku korçar dhe u shoqërua me duartrokitje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!