Akti i 13-të i së Parës: Dinamo në fushë, sytë nga Flamurtari-Egnatia

schedule09:39 - 3 Mars, 2021

schedule 09:39 - 3 Mars, 2021

Gara mjaft interesante edhe në Kategorinë e Parë, aty ku në grupin A Dinamo dhe Burreli po luftojnë për vendin e parë. Në grupin B Tomori e Besa po mundohen t’ia bëjnë të vështirë Egnatias, që është favorite për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore.

Sot dhe nesër luhen takimet e radhës në Kategorinë e Parë. Sfidat e javës së 13-të janë interesante dhe bie në sy dueli Burreli-Besëlidhja. Dinamo ka një mision të lehtë në letër, pasi pret Veleçikun në kryeqytet ditën e sotme, kurse Erzeni Vorën.

Në grupin B spikat Flamurtari-Egnatia. Rrogozhinasit janë favoritë, pasi vlonjatët me të rinj po shfaqin probleme. Interesante është ndeshja Pogradeci-Tomori, sikurse edhe Turbina Besa. Takim i programuar për sot është edhe Lushnja-Elbasani. /abcnews.al

KATEGORIA E PARE – JAVA 13

GRUPI A
E mërkurë, më 3 mars, ora 13:30
Dinamo-Veleçiku
Erzeni-Vora

E enjte, më 4 mars, ora 13:30
Korabi-Partizani B
Burreli-Besëlidhja

GRUPI B
E mërkurë, më 3 mars, ora 13:30
Pogradeci-Tomori
Lushnja-Elbasani
Turbina-Besa
Flamurtari-Egnatia