Aksioni për ujin e pijshëm në Tiranë/Veliaj kërcënon me burg këdo që e vjedh

schedule11:58 - 5 Shkurt, 2018

schedule 11:58 - 5 Shkurt, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bëri apel biznesve dhe familjarëve të formalizojnë marrëdhënien e tyre me ndërmarrjen e ujësjellësit. Nëse kapen në paligjshmëri kryetari i bashkisë paralajmëroi arrestimin e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërcënon me burg këdo që kapet duke vjedhur ujin e pijshëm. Nga Akademia e Sigurisë në Sauk, ku punonjësit e policisë bashkiake do të trajnohen për një shërbim më cilësor ndaj qyetarëve, Veliaj i drejtoi apelin e tij së pari sipërmarrësve.

 

Ndërkohë kryebashkiaku paralajmëroi për një tjetër aksion që do të nisë së shpejti në Tiranë dhe ku do të jetë e nevojshme ndërhyrja e policisë.

 

Banorët e Tiranës sot sipas kryebashkiakut kanë më tepër besim se bashkia do t’jua zgjidhë problemin. Policia bashkiake tregoi Veliaj merr rreth 36 mijë ankesa në vit përmes telefonatave dhe ndërhyn në rreth 700 raste në ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!