Aksioni opozitar/ Paloka: Qendrim i kushtëzuar me Kuvendin

schedule15:37 - 12 Janar, 2018

schedule 15:37 - 12 Janar, 2018

Për nënkryetarin demokrat të parlamentit Edi Paloka, marrëdhënia e grupit parlamentar ku bën pjesë me komisionet dhe  seancën plenare të 15 janarit do të jetë e kushtëzuar. Kjo bazuar në interesin e popullit por edhe qëndrimin e kësaj mazhorance e cila, sipas Palokës, ka treguar se di të shkelë kushtetutën duke e zhbërë mundësinë për aksion opozitar në parlament.

 Të investuar në organizimin e protestës së 27 Janarit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike jo zyrtarisht ka konfirmuar pjesmarrjen në seancën plenare të 15 janarit edhe pse kjo pjesmarrje vjen me kusht.

 Për nënkryetarin e Kuvendit Edi Paloka, ky ishte edhe thelbi i kërkesës së një dite më parë për dorëheqje të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, si drejtues i seancës ku, sipas demokratëve, Kushtetuta u shkel në mënyrë flagrante.

 Ky mosbesim i shtuar ndaj mazhorancës në ndjekjen e procedurave dhe hapave kushtetues dhe ligjor është tashmë fakot edhe për vendimmarrjen e grupit parlamentar ku bën pjesë edhe Edi Paloka.

 Për nënkryetarin e kuvendit, momenti është i bashkimit jo partiak, jo vetëm opozitar por mbarë-qytetar, për të siguruar bazën mbi të cilën funksionon shteti dhe lufta politike./abcnews.al