Aksionet e bujshme “fasadë”? Kraja në KLP: Kemi konfiskuar 70 milion euro pasuri

schedule11:00 - 12 Maj, 2022

schedule 11:00 - 12 Maj, 2022

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur në lidhje me aksionet e bujshme të ndërmarra në disa qytete duke terrorizuar qytetarët, gjatë seancës dëgjimore për raportin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2021.

Ishte anëtari i KLP Tartar Baze ai që pyet Arben Krajën, se janë bërë arrestime të bujshme me forca speciale duke terrorizuar qytetarët dhe kanë përfunduar me shpërdorim detyre. Sipas Krajës aksionet nuk kanë qenë fasade pasi janë sekuestruar 70 milion euro pasuri.

“S’është e vërtetë, kemi konfiskuar 70 milion euro pasuri”, tha Kraja.

SPAK ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit për shkak të akuzave që kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama se nuk po bën drejtësi, teksa vetë kreu i këtij institucioni Arben Kraja tha se e prisnin që të kishin presione të ndryshme.

/abcnews.al