Aksion kundër kazinove pa leje në Kosovë, disa të arrestuar, mes tyre policë

schedule22:59 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:59 - 18 Shtator, 2020

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Objektiv i goditjes janë kazinotë të cilat ushtrojnë veprimtarinë ilegalisht.

Deri në këto momente janë mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar, raporton Gazeta Ekspres. Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës. /Abcnews.al