TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kundër një rrjeti kriminal me shtrirje edhe në Shqipëri.
Aksioni ka nisur disa ditë më parë në Itali, ndërsa janë lëshuar sipas informacioneve paraprake 21 masa sigurie.
Mësohet se disa prej këtyre personave janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.
Në një episod, të paktën sipas të dhënave paraprake, janë trafikuar 210 kg kokainë.
Baza në Shqipëri, sipas të dhënave paraprake, ishte në Durrës dhe në Tiranë. Hetimet kanë nisur në Itali pas tre arrestimeve, mes tyre dy shqiptarë./abcnews.al

