Aksion “blic” në Vlorë/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak, dy të arrestuar

schedule12:23 - 12 Janar, 2024

schedule 12:23 - 12 Janar, 2024

VLORË- Pas ngjarjes së fundit ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në qytet me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

Policia vendore, e mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një makinë.

Të arrestuarit janë Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj.

Sakaq, kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Siç shton Policia, ky aksion synon goditjen e veprimtarisë së së personave, të cilët qarkullojnë me armë zjarri dhe që janë rrezik potencial për kryerjen e ngjarjeve kriminale./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!