Antidroga në Vlorë në bashkëpunim me struktura të tjera të policisë kanë nisur një aksion në rrethinat qytetit bregdetar për arrestimin e personave me precedent penalë. Mësohet se gjatë kontrolleve në banesa janë arrestuar 8 persona, 4 prej të cilëve janë nga fshati Kotë.
Gazetari Elton Nika tha aksioni u shtri në të gjitha fshatrat ku kalon lumi i Vlorës, zona të cilat cilësohen si më problematike për kultivimin e kanabisit. “Nuk ka ende një informacion zyrtar nëse janë kapur apo jo lëndë narkotike”, raporton gazetari.
Aksioni nga ana e policisë nuk është vetëm aksion anti drogë por është edhe për persona me precedent penal si dhe për persona që dyshohen për zjarrvënie automjetesh.
Aksioni është përqëndruar në ato fshatra ku policia e Vlorës ka pasur informacione, për kultivimin e lëndëve narkotike.
/abcnews.al