Gjykata e Fierit vendosi arrest me burg për autorin e aksidentin në Arapaj të Roskovecit ku mbetën të vdekur dy kushërinj kurse një i tretë u plagos.
Ai është Amarildo Çalamani banues gjithashtu në fshatin Arapaj. Fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:00. Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 24 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar./abcnews.al