Policia ka arrestuar shoferin 55-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje ditën e djeshme një 55-vjeçare në Fushë-Krujë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin M. Xh., 55 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në Larushk, Fushë Krujë, ka aksidentuar shtetasen L. R., e cila ka humbur jetën në vendngjarje”, bën me dije policia.
Lexo edhe: Makina përplas për vdekje kalimtaren në Fushë Krujë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/