Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin, arrestohet shoferi në Fier

schedule09:14 - 18 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 18 Shtator, 2020

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në  në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje Q. M.,

Ndërkaq, policia njofton se  bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

Në pranga ka rënë K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet, kapet dhe  arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al