Aksidentoi këmbësorin, në pranga shoferi

schedule21:36 - 30 Janar, 2019

schedule 21:36 - 30 Janar, 2019

Një 60-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit. Sipas njoftimit të uniformave blu, M.P. ka aksidentuar një person gjatë kohës që po drejtonte në mjet tip “Mercedes-Benz”. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Pogradec-Buçimas në afërsi të një karburanti. I lënduari, G.H., ishte këmbësor në rrugë. Ai u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al