Një këmbësore është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë–Tiranë. Akisdenti ndodhi në fshatin Larushk, ku një mjet me targa AA 222 TY, i drejtuar nga K.D. ka aksidentuar 40 vjeçaren me iniciale B. D., e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Informacion paraprak i Policisë
Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. /abcnews.al