Aksidentohet me vdekje 65 vjeçarja në aksin Cërrik- Gramsh

schedule10:00 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 10:00 - 14 Dhjetor, 2017

Një grua është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së enjtes në aksin Cërrik- Gramsh, në fshatin Shëpanjë.Viktima është një 65- vjeçare, me inicialet F.Xh. Mësohet se drejtuesi i automjetit 23-vjeç me inicialet A.Xh, i cili drejtonte mjetin tipa “Fiat” ka përplasur për vdekje kalimtaren. I riu është shoqëruar në komisariatin e policisë të Elbasanit dhe po merret në pyetje për të mësuar rreth shkaqeve të aksidentit./abcnews.al