Aksidentohet me makinë, arrestohet se kishte armë me vete

schedule10:38 - 3 Qershor, 2018

schedule 10:38 - 3 Qershor, 2018

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lezhë pas një aksidenti me makinë, ku drejtuesi i mjetit u mundua t’i fshehë policisë pistoletën që kishte me vete.

Kështu që në pranga ranë Astrid Nimani, 47 vjeç dhe Oltion Vuka, 39 vjeç, ndërsa D.M.24 vjeç, u shpall në kërkim. Këta dy të fundit u proceduan penalisht për akuzën e pengimit të zbulimit të së vërtetës së ngjarjes.

Nga burime zyrtare mësohet se, Nimani duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, ai i ka dhënë pistoletën 24-vjeçarit D.M. për ta fshehur. Arma u gjet e hedhur në oborrin e një banese afër vendit të ngjarjes, ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i riu arriti të largohej.

Policia po punon për kapjen e 24-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!