Aksidentohet këmbësori në Rrogozhinë

schedule18:41 - 13 Nëntor, 2018

schedule 18:41 - 13 Nëntor, 2018

Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në aksin Rrogozhinë-Kavajë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lekaj.

Mësohet se një mjet ka goditur këmbësorin dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I plagosuri është dërguar ne spitalin e Kavajës dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ai është rreth 35 vjeç dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar trafikndarësen nga njëra anë e rrugës në tjetrën./abcnews.al