Aksidentohet ish-piloti i Formula 1, McLareni i tij bëhet për “skrap”

schedule16:41 - 28 Korrik, 2020

schedule 16:41 - 28 Korrik, 2020

Ish-ylli i Formula 1, Adrian Sutil, është përfshirë në një aksident automobilistik në Monaco. Gjermani ende nuk e ka konfirmuar nëse ai është përfshirë në aksident, por janë fotot ato që e kanë tradhëtuar ish-pilotin.

Makina e tij McLaren Senna LM është pothuajse e shkatërruar në pjesën e përparme. Makina luksoze kushton diku te 1.2 milionë euro dhe këtë vit janë prodhuar vetëm 24 të tilla.

37-vjeçari ka garuar në Formula 1 nga viti 2007 deri në vitin 2014. Ai ka qenë pjesë e ekipeve të Spyker, Sauber dhe Force India. Ironia qëndron se në garën e Monacos ai regjistron dhe rekordin e tij, pasi e ka mbyllur garimin në vendin e pestë, por fatkeqësisht po aty aksidentoi McLarenin e tij. /abcnews.al