Aksidenti tragjik në Kakavijë bën bujë në mediat greke: Vogëlushi i pafat…

schedule17:44 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:44 - 15 Gusht, 2020

Aksidenti tragjik i ndodhur në Kakavijë ku një 10 vjeçar u përplas nga autoambulanca teksa priste në radhë për t’u futur në Greqi ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat greke, raporton abcnews.al.

Protothema” shkruan “se vogëlushi i pafat priste pre 24 orësh për të hyrë në Greqi bashkë me familjen e tij, ndërsa u përplas nga autoambulanca teksa kjo e fundit po dërgonte një të sëmurë në spital” duke e shoqëruar lajmin me radhën kilometrike në Kakavijë.

Ndërkohë, “Zougla” shkruan se radha ka shkuar 25 kilometra dhe qytetarët grekë dhe shqiptarë nuk po lejohen të futen në Greqi.

Paraditen e sotme, 10 vjeçari Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër duke pritur në radhe për të hyrë në Greqi. Vogëlushi është në Kallmeti i Lezhës dhe familje prej katër anëtarësh ishte nisur për në Greqi ku edhe jetonin prej vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!