Elbasan- Një 54-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një kamion u përplas me një makinë.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur orës 18:33, në fshatin Xibrakë, ku një kamion ka përplasur një makinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe.
Mësohet se kamioni i përfshirë në aksident drejtohej nga V.J., nga Maqedonia e Veriut. Ky kamion është përplasur me makinë tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë. Viktima dhe e plagosura mësohet se udhëtonin me mjetin tip “Cintroen “ që drejtohej nga E.M
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al/