Aksident me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, kamioni përplaset me makinën

schedule19:10 - 9 Tetor, 2021

schedule 19:10 - 9 Tetor, 2021

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan.

Raportohet se një kamion është përplasur me një makinë “Citroen”. Aksidenti ka qenë shumë i fortë dhe për pasojë një person grua ka mbetur viktimë ndërsa 1 tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Makina që është përplasur me kamionin, është me targat “AA 585 EM”.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe forcat e policisë. /abcnews.al/