Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur në fshatin Hot i Ri në njësinë Administrative Rrethina, në Shkodër.
Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima e këtij aksidenti është 30 vjeçari, Admir Buhaj, banues ne Postribe të Shkodrës.
Ndër të tjera mësohet se ky shtetas ka qenë nën drejtimin e një motorciklete dhe dyshohet se është goditur nga mjeti tip Benz me Targ AA 222 TS drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes.
LEXO EDHE:Pamje të rënda nga aksidenti në Shkodër, viktima dhe automjeti përfundojnë në trotuar
Policia po punon për kapjen e autorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Hot i Ri në aksin rrugor Hot i Ri – Postribë, ku drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz ,nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një Volkswagen të parkuar dhe një motoccikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit./abcnews.al