Pamje të rënda nga aksidenti në Shkodër, viktima dhe automjeti përfundojnë në trotuar

schedule22:03 - 20 Qershor, 2020

schedule 22:03 - 20 Qershor, 2020

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri në aksin rrugor Hot i Ri – Postribë. Drejtuesi i mjetit tip Mercedes Benz ,nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një Volksëagen të parkuar.

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën drejtuesi i Benzit, rreth 30-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Përplasja ka qenë fatale për të riun i cili ka përfunduar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit. /abcnews.al/