Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Pogradec, njëri prej të plagosurve transportohet me helikopter drejt Tiranës

schedule19:21 - 18 Gusht, 2024

schedule 19:21 - 18 Gusht, 2024

Njëri nga tre të plagosurit nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës, raporton gazetari i ABC News Roland Beqiraj.

Nga përplasja e dy automjeteve tip “Toyota” dhe “Hyndai” mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Sipas raportimeve, në automjetin tip Hyndai udhëtonin dy shtetas anglezë.

Dyshohet se ka qenë drejtuesja e mjetit “Toyota” që ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me mjetin që udhëtonin dy anglezët./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!