Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Manzë, ndërron jetë një prej të plagosurve/ Shkon në 4 numri i viktimave

schedule10:05 - 23 Gusht, 2026

schedule 10:05 - 23 Gusht, 2026

Ka ndërruar jetë edhe Klevjs Dervishi, një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës.

Me vdekjen e tij, shkon në katër numri i viktimave të aksidentit, ku humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa automjeti po lëvizte në drejtim të fshatit Katund i Ri. Sipas ekspertizës, automjeti drejtohej me një shpejtësi prej 114 km/orë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin në një kthesë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.



Në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët kishin dalë për të festuar. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli kishin kurorëzuar martesën vetëm tre ditë para aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!