Aksidenti me vdekje në Vlorë, 23-vjeçarja që ndërroi jetë ishte pasagjere

schedule09:49 - 27 Janar, 2021

schedule 09:49 - 27 Janar, 2021

Policia ka sqaruar sot detaje rreth aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë ku për pasojë humbi jetën një e re. Në njoftimin e sotëm, sqarohet se vajza që humbi jetën, 23-vjeçarja Anxhela Çapo ishte në fakt pasagjere dhe jo shoferja e mjetit.

Në momentin e ngjarjes, automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë trupi i saj ka dalë nga makina disa metra larg saj dhe ka ndërruar jetë në vend. Anxhela ishte nga Fieri, ndërsa në Vlorë ka kryer studimet e larta ndërsa tani vazhdonte masterin.

NJOFTIMI

Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/