Aksidenti me vdekje në Dibër, arrestohet 20 vjeçari

schedule14:07 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:07 - 9 Dhjetor, 2021

Një 20 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës, pas aksidentit me vdekje të ndodhur një ditë më parë në Trebisht ku si pasojë humbi jetën 17 vjeçari Florijan Pupuleku.

Policia bën me dije se shtetasi Ervis Terziu , 20 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar vetë dhe  humbi jetën adoleshenti.

“Nga specialistët e Seksionit të  Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër, u bë arrestimi i shtetasit E.T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën e fshatit Trebisht, Bulqizë, rreth orës 17.00, datë 08.12.2021, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe  humbi jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al