Aksidenti me katër të lënduar në Krujë, arrestohet 23 vjeçari

schedule08:39 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:39 - 14 Qershor, 2021

Dy drejtues mjetesh kanë rënë në pranga pasi akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia bën me dije se i arrestuar është një 23 vjeçar i cili një ditë më parë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”.

Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. I arrestuar është gjithashtu de një 32 vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

K.T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kontrollit mjekësor është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al