Aksidenti me dy viktima, shoferi humbi ndjenjat në kthesë

schedule13:30 - 25 Nëntor, 2018

schedule 13:30 - 25 Nëntor, 2018

Shoferi që drejtonte makinën, e cila u përmbys në Bura të Niklës ka humbur ndjenjat në një kthesë. Kjo ka shkaktuar aksidentin tragjik me dy vetë të vdekur dhe një fëmijë të plagosur.

Humbja e kontrollit të mjetit në kthesë shkaktoi dy viktima dhe një fëmijë të plagosur në Bura të Niklës. Ekspertë të aksidenteve rrugore pasi kqyrën vendin e ngjarjes, arritën në përfundim se drejtuesi i mjetit Islam Malja, 75 vjeç, përpara se të përfundonte disa metra poshtë rrugës ka bërë lëvizje të çrregullt të automjetit në një distancë prej 30 metrash.

Ata dyshojnë se kjo ka ndodhur pasi drejtuesi ka humbur ndjenjat, duke mos e pasur nën kontroll automjetin. Për pasojë në kthesën e parë furgoni ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e mjetit Islam Malja dhe pasagjeren Lindita Mjekra, të cilët ndërruan jetë në vend. Ndërsa udhëtari tjetër, djali i viktimës, vetëm 10 vjeç, mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!