Aksidenti i shumëfishtë në Bypass-in “Fier-Vlorë”/ Një i arrestuar, procedohet një tjetër

schedule11:05 - 1 Prill, 2025

schedule 11:05 - 1 Prill, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë.

Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.

Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!