Aksidenti i rëndë në Vlorë, policia: Humbin jetën tre persona, mes tyre një fëmijë, dy të plagosur

schedule09:13 - 25 Qershor, 2021

schedule 09:13 - 25 Qershor, 2021

Tre persona, një prej të cilëve fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se tre viktimat po udhëtonin me një automjet tip Toyota në momentin kur janë përplasur me një “Audi”. Për pasojë janë dëmtuar edhe dy personat që udhëtonin me “Audi-n”, dhe tashmë po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

https://youtu.be/x6qEOqG6rI0

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!