GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Greqi. Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Katehaki ku viktimë mbeti Pandeli Kajo 27-vjeç me origjinë nga qyteti i Sarandës.
Së bashku me 27-vjeçarin udhëtonte edhe e dashura e tij 24-vjeç. Fatkeqësisht edhe vajza e re ka ndërruar jetë.
Sipas mediave greke është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina e aksidentuar. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al/