Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë.
Mediat në Kosovë raportojnë se e reja pësoi një aksident me makinën me të cilën udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë .
Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar mbi aksidentin tragjik, duke lajmëruar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.
23-vjeçarja mësohet se edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver./abcnews.al/