Aksidenti horror në Durrës/ ABC News sjell dëshmitë e dy shoferëve që përplasën 25-vjeçarin

schedule15:04 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:04 - 27 Tetor, 2019

Dalin detaje të reja për ngjarjen mbrëmë në Durrës ku një 25 vjeçar humbi jetën pranë mbikalimit të Shkozetit. ABC Neës ka siguruar dëshmitë e dy drejtuesve që shkaktuan vdekjen e shpërndarësit të picave.

“Dëgjova zhurmë dhe dyshova se përplasa një kafshë”. Deri kur më vunë prangat nuk isha në dijeni që poshtë furgonin tim ishte varur trupi i një njeriu.

Pas dëshmisë të shoferit të autobusit që sipas policisë aksidentoi shpërndaresin e picave pranë mbikalimit të Shkozetit, ABC News ka siguruar atë të shoferit tjetër, drejtuesit të furgonit.

54 vjeçari nga Tirana, tashmë i arrestuar ka mohuar se ishte ai që aksidentoi Ramazan Batën.

Por 1.5 km më larg, pranë urës së Dajlanit, sipas pamjeve të siguruara nga ABC News, trupi i 25 vjeçarit Bata u shfaq nga hiçi gjysmë i zhveshur, sapo aty kaloi furgoni.

Më herët drejtuesi i autobusit 49 vjeçari nga Kruja edhe ky i arrestuar, në dëshminë e tij të parë, i tha policisë që pasi goditi një motor, hapi krahun në anë të rrugës. Kontrolloi për viktimën, por nuk e gjeti. Kurse motori ishte në mes të rrotave.

Policia e Durrësit i arrestoi drejtuesit e të dy mjeteve si shkaktarë të vdekjes së 25 vjeçarit Ramazan Batës.

Në njoftimin zyrtar i riu u aksidentua dy herë, një herë nga autobusi dhe më pas nga furgoni.

Por hetimet vazhdojnë për të saktësuar detajet e ngjarjes. Pamjet e videos horror ngritën shumë dyshime.

Zhvendosja e trupit 1. 5 km larg vendit ku mori goditjen, pavarësisht se besohet që ai mor zvarrë nga furgoni, sepse rrobat ngecën në pjesën fundore të tij, nuk afron ende një version bindës.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!