Aksidente në Pogradec, Vlorë, Moglicë e Elbasan/ Një i vdekur, 6 të plagosur

schedule17:09 - 18 Maj, 2018

schedule 17:09 - 18 Maj, 2018

Brenda pak orëve në katër aksidente një 18 vjeçar humbi jetën, kurse gjashtë persona të tjerë mes tyre një fëmijë janë plagosur.  

Një 18 vjeçar humbi jetën kur një Benz e përplasi në rrugë. Aksidenti automobilistik ndodhi në segmentin Çerravë – Pogradec.  Djali po ecte në këmbë në rrugën e fshatit tij Çerravë dhe mjeti e mori para. Ai vdiq ne vend, kurse policia ndaloi drejtuesin nga Korça.

Në segmentin e “Transballkanikes” në qytetin e Vlorës nje tjeter aksident. Makina tip Benz që drejtohej nga një invalid, përplasi një burrë dhe një fëmijë, të cilët u plagosën dhe u dërguan në spital. Gjyshi me nipin po lëviznin me biçikletë në anë të rrugës.

Aksidenti i tretë ndodhi në Moglicë të Korçës. Një automjet i ngarkuar me dru kontrabandë doli nga rruga dhe u përmbys. Drejtuesi dhe pasagjeri morën plagë të rënda dhe u dërguan me urgjencë fillimisht në spitalin e Korçës. Por për shkak të gjendjes së rëndë u transportuan në spitalin e traumes në Kryeqytet.

Dy gra u plagosën në Xibrakë të Elbasanit nga përplasja e dy mjeteve. Dyshohet se mjeti tip Volkvagen ka dalë në krah të kundërt të lëvizjes dhe për pasojë goditi mjetin tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!