Aksidente në Fier dhe Bulqizë, një person në gjendje të rëndë

schedule11:07 - 13 Shtator, 2019

schedule 11:07 - 13 Shtator, 2019

Tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën, u dëmtuan në dy aksidente në Fier dhe në Bulqizë. Në Fier katër makina u përplasën në qendër të qytetit dhe u plagos rëndë një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë përplasja e mjeteve shkaktoi kaos në bulevard. Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Gurët e Skënderbeut. Përplasja e dy makinave u pasua me plagosjen e dy personave të cilët u dërguan në spitalin e Peshkopisë./ABC News Albania 24/7